fbpx

“Sky Sport” për Bardhin: Mos e harroni këtë emër (VIDEO)

Futbollisti shkupjan i Levantes, Enis Bardhi me paraqitjet e tija të mrekullueshme në fanellën e skuadrës së tij duke shënuar dhe tre gola dhe secili nga ta ishte më i mirë se tjetri.

Futbollisti 22 vjeçar deri më tani u ka shënuar gol Deportivo La Korunjës, Valencias dhe Real Sosiedatit dhe pikërisht shkaku i këtyre golave dhe lojës fantastike, për te ka shkruar edhe prestigjiozja “Sky Sport”. Në artikullin e britanikëve “Pesë futbollistët e rinj më të mirë që nuk luajnë në Barca dhe Real”, Bardhi është prezantuar si zbulimi më i mirë në Primera, ndërsa për këtë dëshmi është pozita e parë që e ndanë së bashku me Zhoakim dhe Fereira Karasko, listë kjo e golashënuesve më të mirë në Primera, ku llogariten vetëm futbollistët e mesfushës, është thën në emisionin e “Sky Sport”, njofton PORTALB.mk.

Bardhi kryeson renditjen
Bardhi kryeson renditjen

Në fund media britanike ka shkruar edhe atë se me vëmendje të madhe duhet të përcillen paraqitjet e Bardhit, i cili shumë lehtë që në sezonin e ardhshëm mundë të jetë përforcim i ndonjë prej skuadrave të mëdha.

Levante për shërbimet e Bardhit pagoi 1.5 milion euro, por shkaku i paraqitjeve të mira të shqiptarit nga Shkupi, kryesia e klubit nga Valencia tani më po mendon që ti ofrojë kontratë më të madhe shkupjanit të talentuar. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button