Digjet automjeti i “Boki 13”

Në orët e hershme të mëngjesit, persona të panjohur e kanë djegur veturën private të shoumenit Bojan Stojanovski – “Boki 13”. Xhipi i tipit “BMV 5”, i cili është parkuar para shtëpisë së Boki 13, në lagjen Taftalixhe, person/a të panjohur e kanë lyer me benzinë rreth orës 2, ndërkaq më pas edhe e kanë djegur, njofton Portalb.mk.

Eksplodimi i fortë i ka  zgjuar edhe fqinjët, ndërkaq ekipet e policisë kanë shkuar për në ekspertizë.

“Boki 13” e ka konfirmuar rastin për “Fokus”, duke thënë se automjeti tërësisht është shkatërruar, por nuk jep informata derisa hetimi të mbarojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button