Agjencia për Zbulim dhe Fakulteti për Siguri e përforcojnë bashkëpunimin

Aneks Memorandum për bashkëpunim nënshkruan sot drejtori i Agjencisë për Zbulim, Zoran Ivanov dhe dekani i Fakultetit për Siguri – Shkup, Nikolla Dujovski.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme edhe për Fakultetin dhe për Agjencinë që t’i hapin kapacitetet e tyre dhe t’i njohin aktivitetet që mund të kontribuojnë për avancim të punës së dy institucioneve”, tha Dujovski.

Ai theksoi se Fakulteti do të përfshihet në shumë aktivitete të cilat do t’i realizojë Agjencia në periudhën e ardhshme, posaçërisht në pjesën e trajnimit të kuadrove dhe trajnimit të brendshëm të të punësuarve.

Drejtori i Agjencisë për Zbulim deklaroi se rrethimi i sotëm dhe kanosjet e sigurisë të cilat janë të pranishme në vend dhe jashtë nuk lejojnë të punojnë vetë, për shkak se në këtë rast asgjë nuk mund të arrihet.

“Kanosjet janë shumë komplekse, kohëve të fundit bëhet fjalë për mënyrë jolineare të luftimit. Nëse para disa viteve mund të njihnim se cili është armiku, tani është shumë vështirë të identifikohet”, theksoi Ivanov.

Si rrezik më të madh për sigurinë, ai e theksoi terrorizmin dhe shtoi se Agjencia për Zbulim është e gatshme t’u përgjigjet rreziqeve aktuale, për shkak se ajo në mënyrë sistematik qaset drejt avancimit personal.

Agjencia, shto ai, në mënyrë aktive bashkëpunon me 58 shërbime në bazë ditore, ndërsa përfaqësues të saj janë të pranishëm dhe punojnë në tetë shtete.

Drejtori i Agjencisë për Zbulim sot pas nënshkrimit të aneksit të Memorandumit para studentëve të Fakultetit për Siguri – Shkup mbajti ligjëratë me temë “Ndryshimet në mjedisin e sigurisë të Republikës së Maqedonisë dhe sfidat dhe kanosjet globale”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button