KRSKRR: Vozitja në vjeshtë sjellë shumë sfida

Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë – KRSKRR potencon se vozitja në vjeshtë sjellë shumë sfida dhe bën thirrje për vigjilencë, kujdes dhe pjesëmarrje të koncentruar në komunikacion.

“Vjeshta është periudhë e vitit kur kushtet e motit janë jostabile, shpesh ka reshje të shiut, mjegull, erë, ndërsa jo rrallë herë në orët e hershme të mëngjesit në vende të caktuara me hije ka dukuri edhe të ngricës. Rrugët janë të lagështa, dita është më e shkurtër, dukshmëria është e ulur, ndërsa një pjesë e madhe e vozitësve, posaçërisht atyre që janë meteopatë ndikojnë në mënyrë të lodhshme dhe jo të koncentruar”, thonë nga KRSKRR.

Mu për këtë arsye përkujtojnë se rreziqet më të mëdha për zhvillimin e sigurtë të komunikacionit në këtë periudhë të vitit janë dukshmëria e zvogëluar, frekuentimi i shtuar i këmbësorëve dhe çiklistëve të cilët nuk janë mjaft të dukshëm, shembjet në rrugë, mjegulla, rrugët e lagështa dhe rrugët e mbuluara me gjethe, kafshë dhe sasi të ujit në rrugë dhe temperaturat e ulëta në mëngjes dhe në mbrëmje.

Rekomandojnë të bëhen të gjitha kontrollet teknike të automjetit, posaçërisht kontrolli i pajisjeve ndriçuese dhe fshirëseve të xhamave, të kontrollohet presioni i gomave, të pakësohet shpejtësia dhe të adaptohet ndaj kushteve në rrugë, të evitohen lëvizjet e përnjëhershme, si për shembull frenimi i menjëhershëm apo kthimi i automjetit, në kushte të mjegullës të përdoren drita të mesme apo speciale dhe të mos kalohet me automjet përmes grumbullit të gjetheve sepse mund të ketë pengesë të paparashikueshme.

Këmbësorëve u rekomandohet të mbajnë veshmbathje me ngjyrë të çelët, jelek reflektues apo shtesa të tjera me të cilat do të vërehen më lehtë dhe me kohë nga vozitësit, ndërkaq çiklistëve të përdorin pajisje ndriçuese të caktuara në Ligjin për siguri të komunikacionit në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button