Haradinaj optimist se brenda tre muajsh mund të ketë liberalizim

Kryeministri i Kosovë Ramush Haradinaj ka përsëritur qëndrimin e tij se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi vazhdon të mbetet në Çakorr dhe Kullë, përcjell REL.

“Kufiri është në Çakorr edhe në Kullë, kështu është dhe kështu do të mbetet”, tha Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo çështje tash është në proces, dhe se komisioni i ri ka mbështetjen e Qeverisë për ta vërtetuar çështjen e kufirit.

Kryeministri Haradinaj tha po ashtu se për Demarkacionin mund të “vonohemi por punët janë në proces dhe mund të avancojnë më shumë në MSA-në për një vlerësim pozitiv”.

Haradinaj tha po ashtu se periudha prej tre muajsh që Kosova të mund të fitojë në procesin e liberalizimit të vizave është ende opsionale.

“Po ju them se është opsion ende që në afat të tillë me ardhur përgjigja për liberalizim. Kemi bërë përpjekje në ketë kohë që kemi filluar dhe po themi se jemi në hapin e duhur dhe ende mbaj shpresë për lajmin e duhur”, u shpreh Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button