Ji: Për integrimin në NATO dhe BE, është shumë e rëndësishme të përcaktohet se kush ka përgjuar

“Është shumë e rëndësishme që të konfirmohet përgjegjësia për përgjimet e paligjshme dhe për keqpërdorimet e dyshuara qeveritare lidhur me përgjimin, sepse ky do të jetë hap kyç për Maqedoninë që do të sigurojë anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si dhe partnerët tjerë ndërkombëtar”, kështu theksoi zëvendës ndihmësi sekretari shtetëror i SHBA-së, Hojt Brajan Ji në intervistë në emisionin “360 shkallë” të Alsat M, njofton Portalb.mk.

“Është e rëndësishme për qytetarët e vendit të binden se sundimi i ligjit është vendosur. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive politike, liderëve politikë dhe qeveritarë, deputetëve të Kuvendit të bëjnë gjithçka që të mund të zbatohet drejtësia, Prokuroria Speciale Publike të marrë mbështetjen e nevojshme për të kryer punën dhe të mos ketë presion politik mbi prokurorët dhe gjyqtarët e përfshirë në përcaktimin e përgjegjësisë. Kjo duhet të bëhet brenda një kohe të arsyeshme dhe nuk duhet të vonohet”, tha Hojt Brajan Ji.

Sipas tij, është e rëndësishme që shteti të bëjë reformat e nevojshme në gjyqësor, që të sigurohet gjyqësor i pavarur, pa presione politike.

“Është e rëndësishme për qytetarët, për integrimin në NATO dhe BE, por edhe për tërheqjen e investitorëve të huaj”  theksoi Ji.

Në lidhje me marrëdhëniet pushtet-opozitë, ai tha se Maqedonia nuk mund të lejojë luks të vonesave të përhershme dhe pengesave nga partitë. Sipas tij, çdo demokraci ka nevojë për një qeveri të fortë, por gjithashtu një opozitë të fortë që jo vetëm të bllokojë propozimet me të cilat nuk pajtohet, por gjithashtu të ofrojë alternativa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button