Të shtëna në aksin Tropojë-Lekbibaj, dhunohen dy persona

Të shtëna armësh janë verifikuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin rrugor Tropojë-Lekbibaj, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajzes”, përcjell Top Channel.

Burime policore bëjnë të ditur se një grup personash të armatosur e të maskuar u kanë prerë rrugën dy shtetasve, me inicialet F.M dhe E.R, të cilët po udhëtonin me një kamionçinë.

Pasi i kanë zbritur nga mjeti, personat e armatosur kanë ushtruar dhunë ndaj dy shtetasve, banues në Lekbibaj, duke i goditur ata me mjete të forta.

Më pas, para se të largoheshin nga vendngjarja, agresorët i kanë vënë flakën kamionçinës. ndërkohë, dy personat e lënduar, të moshave 29 dhe 27 vjeç janë shoqëruar në spitalin e Tropojës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një grup hetimor i policisë po punon për identifikimin e autorëve të këtij sulmi dhe për zbardhjen e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button