fbpx

“Toyota” e mbyll fabrikën në Australi

Prodhuesi japonez i automjeteve “Toyota” sot e mbyll fabrikën në Melburn, ku prodhoheshin automobila më shumë se 50 vite, njofton DPA.

Kjo do të çojë në mbylljen e 2.600 vendeve të punës. Ministri i Prodhimtarisë Industriale të shtetit Viktoria, Vejd Nunan deklaroi se sot është “një ditë tmerrësisht e pikëlluar” dhe “fund i një ere të prodhimtarisë” në shtet.

Fjalë të ngjashme përdori edhe lideri sindikalist Dejv Smit, i cili tha se kjo është “një ditë shumë tragjike për Viktorian, për shkak se e shënon fundin e industrisë së automobilave”.

“Tojota”, e cila filloi me prodhimtari të automobilave në Australi në vitin 1963, është prodhuesi i dytë i automobilave që i mbyll kapacitetet e saj në vend gjatë dy viteve të fundit. “Ford” i dha fund prodhimtarisë së saj vitin e kaluar prej që kur punonte në Australi 91 vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button