63.5 milionë dollarë dëmshpërblim nga Irani për ish-marinsin amerikan

Një gjykatë në Shtetet e Bashkuara, ka urdhëruar qeverinë e Iranit, të paguajë 63.5 milionë dollarë ish-marinsit amerikan, Amir Hekmati i cili ishte mbajtur në burgjet iraniane për katër vite, transmeton REL.

Gjykatësja e qarkut, Ellen Huvelle, vendosi në favor të 33 vjeçarit me origjinë iraniane, Hekmati, pasi Irani nuk arriti t’i përgjigjej ankesës.

Hekmati ishte ndaluar në gusht të vitit 2011, pasi ai ishte kthyer në Iran për të vizituar familjen e tij.

Ai ishte akuzuar për spiunazh dhe i ishte shqiptuar dënim me vdekje. Dënimi ishte hedhur poshtë më vonë, nga Gjykata Supreme e Iranit dhe ai u dënua me 10 vjet burgim.

Hekmati ishte liruar në janar të vitit 2016 së bashku me disa të burgosur tjerë amerikanë, pasi Uashingtoni kishte falur dhe liruar shtatë iranianë.

Hekmati kishte paditur Iranin në vitin 2016, nën akuzën se ishte torturuar dhe mashtruar për të dhënë deklaratë të pavërtetë derisa ishte në Tehran.

Bashkë me Hekmatin, ishin liruar edhe gazetari i Washington Post, Jason Rezaian dhe dy amerikanë tjerë me origjinë iraniane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button