Ahmeti në Vrapçishtë: Jemi në rrugë të mbarë e të drejtë

Kandidimin e  Gajur Rushitit për kryetar të Komunës së Vrapçishtit dhe mbështetjen e fuqishme të tij nga kreu në largim i pushtetit lokal në këtë zonë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e ka cilësuar si një vlerë të krijuar ndër vite dhe garanci se BDI-ja ka për të vazhduar varganin e fitoreve edhe në këto palë zgjedhjesh, njofton Portalb.mk.
‘Këto janë vlera – kur njëri punon, përmbyll një mandat të suksesshëm dhe krijon hapësirë mbështetje për kryetarin e ardhshëm të komunës së Vrapçishtit,’- tha Ahmeti duke vlerësuar se BDI-ja mbetet forca më e organizuar dhe më e votuar, me përkrahjen më të madhe në nivel kombëtar.
Lideri i BDI-së, në fjalën e mbajtur përpara aktivit partiak dhe simpatizantëve të BDI-së me rastin e promovimit të projekteve të skuadrës për zgjedhjet e 15 tetorit në komunën e Vrapçishtit, vlerësoi lartë arritjet gjatë mandatit të kaluar të cilat, sikurse tha, do të ishin edhe më të mëdha po të mos ballafaqoheshim me krizën e rëndë politike.
“Shumë projekte të cilat përkraheshin nga fondet ndërkombëtare, nga IPA-fondet, që Bajrami i din shumë mirë, filluan të mos realizohen për shkak të ngarkesave të situatës së rëndë politike,’- tha kryetari Ahmeti duke riafirmuar rolin e BDI-së për zgjidhjen e krizës me mjete politike: ‘ Ne vërtet paguam kosto për dy vite me radhë, por ama vendin e shpëtuam nga një katastrofë, nga një krizë që nuk dihej se çfarë epilogu do të ketë’.
Duke u përqëndruar në situatën aktuale dhe qëndrimin e faktorit ndërkombëtar karshi saj, z. Ahmeti tha se tani komuniteti ndërkombëtar po i del në mbështetje Qeverisë reformatore duke ofruar ndihma konkrete të cilat do të menaxhohen nga kryetarët e ardshëm të komunave: ‘Pra, nga një kontribut i madh që u dha nga ne, do të kenë dobi të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, sepse gjithkush do stabilitet stablitet politik, gjithkush do siguri dhe ne kemi investuar e kontribuar për një stabilitet më të qëndruaeshëmnë këtë vend, por edhe për besueshmëri më të lartë tek miqtë tanë ndërkombëtarë, për t’u bërë anëtarë të denjë si në NATO ashtu dhe në BE’- nënvizoi kryetari Ahmeti.
Ndërkaq, kandidati i BDI-së për postin e kryetarit të Vrapçishtit, Gajur Rushiti në fjalimin e tij siguroi se falë projekteve  dobiprurëse për të gjitha vendbanimet e kësaj ane, por dhe mbështetjes së fuqishme të partisë dhe të qytetarëve-votuesve, do t’ia dalë që më 15 tetor  të shtojë edhe një fitore, të njëpasnjëshme të BDI-së në Vrapçisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button