fbpx

Arian Ademi i kthehet terrenit të blertë

Reprezentacioni i Maqedonisë për dy ndeshjet e ciklit kualifikues për Botërorin Rusi 2018, në radhët e veta do të ketë përsëri Arian Ademin, i cili ishte i suspenduar nga FIFA. Por tani Ademi përsëri do të mundë të luajë futboll.
Ademi ishte nën suspendim për shkak të gjoja konsumimit të dopingut para ndeshjes ndaj Arsenalit në kuadër të Ligës së Kampioneve para dy viteve dhe kaloi shumë vështirësi deri sa FIFA shqyrtoi rastin e tij. Pasi që u dëshmua se Ademi është i pafajshëm, shtëpia e futbollit botërorë ja largoi dënimin e parë që i kishte shqiptuar, largim nga futbolli për katër vite.

Ndeshje zyrtare Ademi do të ketë mundësi që të luajë nga 7 tetori dhe për te ndeshjet e ciklit të KB Rusi 2018 do të jenë rikthimi i parë në terrenin e blertë.

Futbollisti shqiptar deri më tani ka luajtur katër ndeshje me reprezentacionin e Maqedonisë. Maqedonia fillimisht do të luajë në Torino ndaj Italisë me 6 tetor, e që me 9 tetor në Strumicë do të luajnë kundër Lihteshtajnit. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button