Njëzet e dy vjet nga atentati ndaj presidentit Kiro Gligorov

Para 22 viteve më 3 tetor është kryer atentat ndaj presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë, Kiro Gligorov, i cili e mbijetoi me lëndime të rënda në kokë.

Në vendin e atentatit jetën e humbi shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa është lënduar truproja e Gligorovit, Illço Teovski. Si pasojë e lëndimeve vdiq edhe kalimtari i rastit, Hristo Hristomanov, ndërsa u lënduan edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski.

Mbetet e panjohur se kush ka qëndruar pas atentatit. Procedura hetuese e cila po zhvillohet kundër një kryerësi të panjohur ende është e hapur. Hetimi konfirmoi se atentati ka qenë mirë i përgatitur dhe organizuar dhe se vetëm rrethanë fati është që presidenti Gligorov e mbijetoi atentatin.

 Sulmi është kryer me automobil bombë më 3 tetor të vitit 1995 në orën 9:50 në rrugën “Maqedonia” para hotelit “Bristol” në Shkup kur Gligorovi me automjetin zyrtar lëvizte nga rezidenca e tij drejt vendit të punës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Gligorov vdiq më 1 janar të vitit 2012 në moshën 94-vjeçare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button