Vazhdon fushata zgjedhore, ja ku do të mbajnë tubim sot partitë politike

Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur edhe sot me tubime dhe takime me qytetarët në shumë qytete dhe vendbanime, i prezantojnë programet zgjedhore për zgjedhjet lokale më 15-të tetor të këtij viti.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të mbajë tubime në Zhelinë dhe Jegunovcë.

Lëvizja BESA organizon takim me qytetarët në komunën e Bervenicës.

Aktivitetet e sotme koalicioni “Jetë në Maqedoni” i kryesuar nga LSDM-ja do t’i fillojë me takime me qytetarë në Saraj, si dhe tubim në Qendër dhe Karposh.

Karvani i Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të mbajë takime me qytetarë në Brevenicë, Tearcë dhe Jegunovcë, ndërsa tubimet do të mbahen edhe në Gjorçe Petrov dhe Kumanovë.

Fushata për rrethin e parë zgjedhor, filloi 25 shtator, ndërsa përfundon më 13 tetor në orën 24.

Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit.

Raundi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button