SHBA-ja do të kërkojë nga Kuba për 60 për qind ta zvogëlojë personelin e vet në ambasadë

Qeveria e presidentit amerikan, Donald Tramp po përgatitet të kërkojë nga Kuba ta zvogëlojë për 60 për qind personelin e vet në ambasadën në Uashington.

SHBA-ja javën e kaluar vendosi ta ulë numrin e të punësuarave të vet në ambasadën në Havanë me përqindje të njëjtë. Vendimi u soll si përgjigje ndaj sulmeve misterioze ndaj nëpunësve shtetëror amerikanë në Kubë, që ndikoi në dëgjimin, baraspeshën dhe shikimin e tyre.

Mediat amerikane, duke iu referuar burimeve të Qeverisë të SHBA-së, informojnë se qëllimi i këtij hapi nuk është të dënohet Kuba, por të garantohet se të dyja palët kanë numër reciprok të diplomatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button