Pas debatit të Çairit, reagojnë nga “Duam Çair të Pastër”

Pas #Debatpernime në Komunën e Çairit reaguan nga “Duam Çair të Pastër”, organizatë kjo që në vazhdimësi ka njoftuar dhe alarmuar për gjendjen e kësaj komune, njofton Portalb.mk.

Në vijim ua sjellim letrën e plotë që administratori i kësaj faqeje e dërgoi në Portalb.mk:

“Debat mjaft i nxehtë i kandidateve për kryetar komunës Çair udhëhequr nga Jeta Xharra! Premtime të mëdha, projekte të mëdha! Pyes publikisht: Cili nga kandidatët është i gatshëm të më pranon mua inspektor i përgjithshëm në komunën Çair, ku do të kem kompetenca të: prish gjithçka që është e egër, ku do të ndaloj gjithçka që ka për qellim ndërtim të egër, ku do të ndaloj ngushtimin e rrugëve nga uzurpuesit, ku do të ndaloj shitësit mobil, ku do të ndaloj dhe mbyll ato tualete shkollash të cilët janë jashtë përdorimit dhe të rrezikshëm për shëndetin e fëmijëve tanë, ku do të ketë më tepër hapësirë të gjelbër, ku do të ketë rregullim, modernizim sipas standardeve e jo punë shkel e shko, sepse nuk do të lejoj punë shkel e shko. Me një fjalë, ndërtim dhe punë në Çair me standarde Evropiane, ndryshe asgjë nuk do të lejoj. Ku do t’i kontrolloj pa pengesë a punojnë drejtorët e shkollave, çerdheve, ambulancave dhe institucioneve tjera që gravitojnë ne komunën Çair. Do të pranoj këtë vend pune me shumë dëshirë nga cili do që do të ma ofron. Kusht i imi është, të mos më përzihet kryetari i komunës në punët e mia, sepse asgjë jashtë ligjit nuk do të veproj, gjithçka në suaza të ligjit, pra edhe inspektorët tjerë komunal të jenë nën kontrollin tim. Kryetari i komunës të nënshkruan atë që e kërkoj nga ai, asgjë tjetër. Administratori i DÇP-së”, shkruan në letër-reagimin e “Duam Çair të Pastër”.

LEXO: Si do të zgjidhet halli me rrugët e ngushta e ndërtimet e egra? Premtojnë kandidatët e Çairit (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button