Ademi: Strategjia kombëtare për diasporë me qëllim që të pengohet keqpërdorimin për qëllime zgjedhore

Qeveria obligohet që të përpunojë strategji kombëtare për bashkëpunim e diasporën me qëllim që të pengojë keqpërdorimin e saj në proceset zgjedhore dhe për qëllime zgjedhore, deklaroi sot ministri pa resor i angazhuar për diasporën, Edmond Ademi, duke e prezantuar  analizën për njëqind ditët e para të Qeverisë.

Ai theksoi se ka realizuar takime me disa ambasadorë në RM, të cilëve i është transmetuar çështja për qasjet në diasporë. Janë realizuar edhe takime me përfaqësues të organizatave, si Lidhja e Diasporës Shqiptare në Zvicër, Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë, Forumi për Maqedoni demokratike.

Ademi  informoi se u takua edhe me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Emigrim Vilia , L Suing me të cilin u shqyrtua mundësia për bashkëpunim të thellë për çështje  lidhur me diasporën.

Në takim është dakorduar që IOM me ekspert të tij të marrë pjesë në përpilimin e strategjisë kombëtare.

Ademi informoi se Maqedonia në vitin 2018 do të jetë organizator i samitit të ministrave të diasporës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button