Benefitet e lëkurës prej vitaminës C, ja si ta merrni!

Një antioksidant i fuqishëm, që e bën lëkurën tuaj më të re dhe më të ndritshme. Vitamina C është një aleat i çmuar jo vetëm për anti-plakjen, por edhe për të mbrojtur lëkurën nga faktorët e jashtëm, kështu që lexoni si të përfitoni më tepër prej saj, shkruan Bordo.al.

Vitamina C ose acidi Askorbik ka disa efekte të dobishme për trupin tonë: ai rrit thithjen e hekurit, kalciumit dhe acidit folik, redukton reaksionet alergjike dhe forcon sistemin imunitar, por ajo është gjithashtu një aleat i vlefshëm i lëkurës për shkak të përmbajtjes së antioksidantëve. Vitamina C, megjithatë, nuk sintetizohet nga trupi, prandaj duhet të merret nëpërmjet ushqimit, ndërkohë që për të pasur efekt  në lëkurë nuk mjafton vetëm  të ushqyerët në mënyrë të shëndetshme: kremrat, maskat ​​dhe serumet janë themelore për të luftuar plakjen dhe për të arritur rezultate të dukshme. Ja gjithçka që duhet të dini rreth Vitamina C dhe si të përfitoni sa më shumë prej benefiteve të saj.

Përfitimet prej vitaminës C

Acidi Askorbik njihet si një nga antioksidantët më të efektshëm  të lëkurës, që neutralizon radikalet e lira, ka një efekt anti-inflamator dhe gjithashtu përmirëson elasticitetin e lëkurës duke stimuluar prodhimin e kolagjenit. Në sajë të aciditetit të saj natyror përshpejton qarkullimin e qelizave, stimulimin e lëkurës në shtresat e thella dhe në sipërfaqe duke favorizuar eliminimin e qelizave të vdekura. Vitamina C gjithashtu ka edhe një efekt zbardhues, ajo pengon krijimin e një enzimë të quajtur Tyrosinase, e cila stimulon sintezën e melaninës, një përgjegjës për formimin e njollave në lëkurë. Vitamina C stimulon rinovimin  e qelizave dhe e bën lëkurën jo vetëm të duket më e re, por edhe më të shkëlqyeshme. Së fundi, acidi Askorbik mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme ultravjollcë, ngadalëson plakjen, efekte prej  duhanit dhe ndotjes.

Si ta merrni vitaminën C

Vitamina C është e pranishme në sasi të mëdha tek  frutat dhe perimet: tek agrume si limoni, portokalli dhe grejpfruti, kivi, papaja, shalqiri, manaferrat, specat, lulelakra, lakra, patatet, domatet dhe asparagusi janë që të gjitha ushqimet që duhet të merren rregullisht në mënyrë që organizmi të mos ketë mungesë të sasisë së nevojshme të vitaminës C. Për të qenë sa më efektiv në lëkurë, nuk është e mjaftueshme që thjesht të merret prej ushqimeve, duhet të zgjidhni edhe produkte kozmetike me këtë përmbajtje e të aplikohen direkt në lëkurë. Për efekte antioksidante dhe zbardhje ju rekomandojmë përdorimin e kremrave, maskave ​​dhe serumeve me përmbajtje të acidit Askorbik mbi të 30-at, në momentin kur lëkura fillon të tregojë shenjat e para të plakjes. Mos i përdorni përpara kësaj moshe këto trajtime sepse janë shumë agresive dhe të parakohshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button