Kandidatët e Tetovës, për katër vjet do të miratojnë më shumë se gjysmën e kërkesave për legalizim

Kandidatët për kryetarë të Tetovës, kandidati i Aleanca për Shqiptarët (ASH), Adnan Neziri, i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Bardhyl Dauti, i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe kandidatja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Teuta Arifi, sot në #Debatpërnime njëzëri premtuan se do të zgjidhet përfundimisht problemi me moslegalizimin e ndërtesave pa leje, raporton Portalb.mk.

Nga 11.500 kërkesa për legalizim ata premtuan kaq:

“Inkorporimi i objekteve pa leje por meqë kemi zgjatje të mandatit të kërkesës për legalizimit që të mund të realizohet kjo nuk do të duhen 12 vjet, por mandati i ardhshëm. Prej 11.500 kërkesave do të adresojmë 7.000 prej tyre”, premtoi Arifi.

“2 vitet e para do të realizohet problemi me planin urbanistik. Plani gjeneral urbanistik nuk është paraparë por që çështja e hapësirave të gjelbëra dhe kjo do të arrihet me shqyrtim të hapësirave të lira”, premtoi Neziri.

“11 mijë e 500 kërkesa do të miratohen në kuadër të mandatit tim”, premtoi Kasami.

“Do të realizojmë 80% të kërkesave për legalizim dhe plan detaj gjeneral të ri si për qytetin edhe për fshatrat e Tetovës”, premtoi Dauti.

Përndryshe, këto premtime u dhanë sonte në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Kallxo.mk dhe TV Art Chanell.

LEXO: #Debatpërnime tetovarëve u solli premtime të shumta me afate e mënyra (VIDEO)
LEXO: Çfarë do të ndodh me trafikun në Tetovë? Ja çfarë premtojnë kandidatët (VIDEO)

LEXO: Fabrikë reciklimi apo stacion selektimi? Ja si do të zgjidhet problemi me mbeturinat në Tetova
LEXO: Kandidatët e Tetovës, për katër vjet do të miratojnë më shumë se gjysmën e kërkesave për legalizim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button