Fabrikë reciklimi apo stacion selektimi? Ja si do të zgjidhet problemi me mbeturinat në Tetovë (VIDEO)

Kandidatët për kryetarë të Tetovës, kandidati i Aleanca për Shqiptarët (ASH), Adnan Neziri, i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Bardhyl Dauti, i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe kandidatja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Teuta Arifi, sot në #Debatpërnime njëzëri premtuan se do të zgjidhet përfundimisht problemi me mbeturina mirëpo mënyrë afatgjate nuk pritet edhe nga kandidatët aktual të Tetovës , raporton Portalb.mk.

“Për katër vite do të zgjidhet problemi në bashkëpunim të institucioneve dhe komunave përreth. Për këtë parashihen 10 milionë euro të cilat do të merren prej buxhetit të komunës, komunave tjera dhe fondeve ndërkombëtare”, premtoi Dauti.

“Parashihet impiant i menaxhimit të Tetovës i cila do të kushtonte 20 milion euro ku 75 % e tyre ndahen prej BE-së. Në lagjen Dervish Cara nuk do të ketë deponi e as djegie të kontenjerëve”, tha Kasami.

“Problemi me deponinë do të zgjidhet duke recikluar mbeturinat. Për katër vite do të ketë fabrikë reciklimi”, premtoi Neziri.

“Kemi nga buxheti 800 mijë euro për reciklim sekundar, do të përdor lokalitetin aktual dhe lokalitetin e dytë për të cilën është marrë leje. Ne kemi kontraktuar Agjencinë Zvicrane e për këtë parashihen 70 milion e 900 mijë euro dhe nga viti i ardhshëm do të fillojë realizimi i saj. Deponia në lagjen Dervish Cara është punë e vogël dhe kjo do të kryhet menjëherë. Do të ketë stacion të selektimit”, tha Arifi.

Sa i përket problemit me ujin e pijshëm, Kasami premtoi: “Ndërrim të tërë ujësjellësit të Tetovës”, Dauti tha se: “Gjithë Tetova do të ketë ujë 24 orë”, kurse Arifi premtoi: “Revitalizim të sistemit të ujësjellësit brenda 4 vjetëve dhe kjo do të arrihet me 4 milionë euro”.

Përndryshe, këto premtime u dhanë sot në debatin “Jeta në Maqedoni” të udhëhequr nga moderatorja Jeta Xharra. Ky debat u realizua në partneritet të Portalb.mk, Kallxo.mk dhe TV Art Chanell.

LEXO: #Debatpërnime tetovarëve u solli premtime të shumta me afate e mënyra (VIDEO)
LEXO: Çfarë do të ndodh me trafikun në Tetovë? Ja çfarë premtojnë kandidatët (VIDEO)

LEXO: Fabrikë reciklimi apo stacion selektimi? Ja si do të zgjidhet problemi me mbeturinat në Tetova
LEXO: Kandidatët e Tetovës, për katër vjet do të miratojnë më shumë se gjysmën e kërkesave për legalizim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button