Sekretari Tillerson inkurajon Haradinajn për zgjidhje të demarkacionit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë telegram urimi për marrjen e përgjegjësive të reja nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex W. Tillerson, transmeton REL.

Lidershipi juaj është vendimtar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën dhe bashkëpunimin e ngushtë me fqinjët, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe me partnerët tjerë ndërkombëtarë.

Ndër të tjera në urimin e tij, sekretari Tillerson, ka inkurajuar kryeministrin Haradinaj, që të udhëheq me intensitet të shtuar e në mënyrë gjithëpërfshirëse, në zbatimin e reformave të nevojshme e urgjente.

“Reformat e tilla përfshijnë fuqizimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, çrrënjosjen e korrupsionit, dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe zgjidhja e çështjes së kufirit të Kosovës me Malin e Zi, janë thelbësore për progresin e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik” thuhet në urimin e sekretarit Tillerson, njofton për mes një komunikate zyra e kryeministrit .

Do të punojmë ngushtë me qeverinë tuaj, në qëllimin tonë të përbashkët për Kosovën multietnike e demokratike, si pjesë e stabilitetit dhe prosperimit të Ballkanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button