SHI e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin në Las Vegas

Grupi xhihadist Shteti Islamik (SHI) ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm në Las Vegas, me ç’rast, sipas të dhënave të fundit, jetën e kanë humbur 50 persona, ndërsa të paktën 406 janë lënduar.

SHI pohon se autori i sulmit para disa muajve ka kaluar në Islam, por nuk cekën dëshmi për pohimin e tillë.

Policia konfirmoi se sulmuesi është 64-vjeçari Stiven Pedok, i cili ka kryer vetëvrasje para se forcat speciale të hyjnë në dhomën e tij në katin e 32-të nga hoteli Mendelej Bej, prej ku ai ka gjuajtur mbi të pranishmit në festivalin muzikor në Las Vegas.

Pedok ka jetuar në një lagje pensionerësh dhe nuk ka pasur dosje, ndërsa asnjëherë nuk ka bërë as shkelje në komunikacion.

Policia ende është në kërkim pas gruas Maril Denli, e cila ka qenë me të në dhomë, ndërsa supozohet se në momentin e sulmit ka qenë në kasino.

Mediat australiane njoftuan se 62-vjeçarja Denli edhe pse para 20 viteve ka ardhur në SHBA, ajo e ka mbajtur shtetësinë australiane.

Tani për tani nuk ka kurrfarë informatash për bindjet e tij fetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button