BE: Referendumi në Katalonjë nuk është i ligjshëm

Bashkimi Evropian (BE) ka deklaruar se referendumi i pavarësisë i mbajtur dje në Katalonje nuk ishte ligjor sipas Kushtetutës spanjolle, ndërkohë që nuk ka dënuar dhunën policore, e cila shkaktoi plagosjen e qindra personave, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga Komisioni i BE-së, theksohet se është një çështje e brendshme që duhet të adresohet në drejtim të rendit kushtetues të Spanjës ashtu siç e ka shprehur në mënyrë të përsëritur Presidenti Jean-Claude Juncker.

“Procesi i votimit në Katalonjë dje nuk ishte ligjor sipas Kushtetutës së Spanjës”, thuhet në deklaratën ku tërhiqet vëmendja për rregulloren që rajoni do të jetë jashtë BE-së edhe nëse vendimi për ndarjen të kryhej duke marrë leje nga qeveria qendrore.

Duke vënë theksin se përtej aspekteve ligjore është koha për unitet dhe stabilitet, dhe jo për ditët e ndarjes dhe fragmentimit, ndër të tjera komisioni ka bërë të ditur se “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të interesuara që të kalojnë në mënyrë të shpejtë nga situata e konfliktit në dialog.”

Ndërkohë nuk është bërë ndonjë koment në lidhje me dënimin e dhunës policore. Në deklaratë vihet në dukje që janë të bindur se kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, do ta menaxhojë këtë proces të vështirë në respektim të të drejtave themelore të qytetarëve dhe të Kushtetutës spanjolle.

Në referendumin e shpallur të paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës, forcat spanjolle të sigurisë kryen një ndërhyrje të ashpër, dhe në ngjarje u plagosën 844 persona si dhe 3 të tjerë u arrestuan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button