Gjykimi për “Fortesa 2” vazhdon më 6 nëntor

Në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Fortesa 2”, në të cilën sipas aktakuzës nga PSP, në vitin 2015, menjëherë pas publikimit të “bombave” të opozitës, u shkatërruan sisteme për ndjekjen e komunikimeve, një nga të akuzuarat, e punësuar në DSK e ndryshoi deklaratën e dhënë paraprakisht, duke pohuar se nuk është fajtore dhe se ka qenë e mashtruar, transmeton MIA.

E akuzuara, e cila ka qenë sekretare e njërit nga shefave, theksoi se edhe pse nënshkrimi i saj ndodhet në dokument, me të cilin urdhërohet shkatërrimi i materialit zyrtar, ajo nuk e ka ditur se po nënshkruan urdhër të tillë. Shtoi se nuk ka qenë anëtare e komisionit i cili vendosë për çështje të tilla.

Prokurori nga PSP Trajçe Pelivanov pas deklaratës e pyeti të akuzuarën se cili është motivi për mbrojtjen e vet, sepse gjatë procedurës hetuese kur ka qenë në cilësinë e dëshmitares ka dhënë deklaratë tërësisht tjetër. E akuzuara atëherë deklaroi se e ka ditur se çka ka në qeset e zeza dhe se ato kanë qenë materiale të natyrës teknike.

E akuzuara tha se mbetet në pohimet e thëna sot në gjykatë.

Para saj sot dëshmuan tre kolegë të saj, dy të cilët i kanë dërguar materialet nga Drejtoria e pestë e DSK-së në bazën “Brest”. Konfirmuan se komisioni nga Drejtoria e pestë në bazën e fshehtë të quajtur “Brest” në Pterovec të Shkupit ka shkatërruar materiale të cilat kanë qenë nga DSK. Për përmbajtjen e materialeve të shkatërruara, të cilët ishin vendosur në qese të zeza, thanë se nuk e dinë se për çka bëhet fjalë.

I akuzuari i parë për këtë rast është ish-shefi i Drejtorisë për Zbulim dhe Kundërzbulim, Goran Grujovski dhe gjashtë të punësuar në Drejtori. Grujovski, i cili është në arrati, po gjykohet në mungesë.

Gjykimi për rastin “Fortesa 2” duhet të vazhdojë më 6 nëntor, për shkak të kërkesës së PSP-së për plotësim të dëshmive dhe të mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button