Stresi ‘shuan’ pasionin

Reagimet nga stresi janë të dëmshme për një lidhje serioze apo martesë. Është një nga faktorët kyç në shkatërrimin e harmonisë në një lidhje intime.

Por, çfarë duhet të bëni kur stresi ose depresioni fillojnë ta dëmtojnë jetën tuaj intime:

– Tregoni partnerit se e respektoni dhe mendoni për të. Një kompliment ose një dhuratë e vogël nganjëherë është mënyra më e mirë për t’i treguar dikujt se interesoheni për të.
– Bisedoni çdo ditë, para gjumit ose derisa hani ushqim, nuk është me rëndësi koha, por me rëndësi është ta pyetni partnerin se çfarë planifikon të bëjë gjatë ditës, ose si e ka kaluar ditën.
– Provoni nganjëherë të përmbaheni dhe të shmangni përsëritjen e gjërave që ju shqetësojnë.
– Bëni plane të përbashkëta, sepse në këtë mënyrë do t’i ofroni partnerit dhe vetvetes mundësinë që të merrni pjesë bashkë në një ndodhi dhe në këtë mënyrë do ta forconi lidhjen.
– Ndani përgjegjësitë, qoftë nëse flitet për anën financiare, fëmijët, punët shtëpiake etj., në mënyrë që të ndiheni të barabartë.
– Ndani kohë për veten tuaj.
– Ndryshojeni mënyrën e çuarjes së dashurisë. Provoni me një paralojë të re ose me një masazh të thjeshtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button