Meshkujt duan femrën e cila…

Ndoshta marrëdhënia më tepër është në mendjen e meshkujve, por duket se kjo nuk është edhe aq e rëndësishme kur bëhet fjalë rreth asaj se çfarë presin dhe çfarë kërkojnë nga vajza me të cilën janë në lidhje.
Në bazë të disa studimeve të kryera në Britaninë e Madhe, meshkujt më seriozisht interesohen për ato femra, të cilat kanë mendime të ngjashme, e cila është e kënaqur me veten e saj dhe nuk ka problem ta marrë atë që dëshiron. Ata dëshirojnë vajzë e cila…

…e di çfarë dëshiron
Vetëbesimi çmohet lartë. Meshkujt theksojnë se shpesh refuzohen nga femrat, të cilat dëshirojnë të takojnë meshkuj të tjerë. Në vend të kësaj, femrat të cilat e dinë se çfarë dëshirojnë dhe nuk i frikësohen asaj se çfarë dëshirojnë, janë përshkruar si atraktive dhe të dëshirueshme.

…i disponon
Sensi për humor, si tek meshkujt po ashtu edhe tek femrat është mjaft i rëndësishëm. Një lidhje që nuk ka freski brenda për brenda vetes së saj shumë shpejt ju mërzitet, madje nëse edhe fillon. Lumturia, relaksi apo buzëqeshjet – derisa të filloni t’i kuptoni shakatë e njëri-tjetrit, më pas do të ndiheni si puhia e lehtë.

…brengoset për veten
Po, dukja ishte gjendur thuajse në majën e listës rreth asaj se çfarë femre duan meshkujt. Por, askush nuk kishte potencuar bukurinë apo këmbët e bukura si kriter. Në vend të kësaj, më të rëndësishmi është kujdesi dhe stili. Meshkujt kanë theksuar se duan të femra të kalojë kohën duke u kujdesur rreth dukjes së saj dhe që në përgjithësi të jetë e rregulluar mirë dhe e organizuar, e me këtë rast të shmang kategorinë e shtrenjtë të kujdesej.

Lajme të ngjashme

Back to top button