Modeli Aston Martin V8 Vantage

Modeli Aston Martin V8 Vantage, në format Cabrio dhe Roadster, është azhurnuar për këtë vit dhe vjen me stil të ri, sasi më të madhe të forcës dhe karakteristika shtesë.

Edhe ky model do të debutojë në panairin e veturave në Gjenevë, ku do t’i bëj shoqëri modelit fantastik V12 Zagato. Ndryshimet në V8 Vantage janë më të mëdhatë që nga viti 2008. Gama e motorëve do të përbëhet nga ata V8 me forcë prej 430 kuaj fuqive.

Ka të instaluar edhe sistemin sportiv të nxjerrjes së gazrave, ka mbetur transmisioni standard me 6 shpejtësi, por është futur edhe transmisioni automatik Sportshift II me 7 shpejtësi.

Lajme të ngjashme

Back to top button