Asus Padfone vjen muajin e ardhshem

Njëra prej pajisjeve interesante të paralajmëruara në Kongresin Botëror Mobil në Barcelonë, ishte Asus Padfone, e cila promovohet si pajisje me tri në një: telefon i mençur mobil, tablet dhe notebook.

Asus e ka konfirmuar lajmin në profilin e saj në Google+, ku ka thënë se Padfone do të dal në shitje gjatë muajit të ardhshëm në tregun evropian.

Pjesa kryesore e Asus Padfone është telefoni i mençur, i cili ka ekran të ndjeshëm në prekje me 4.3 inç Super AMOLED qHD, rezolucion me 540 x 960 , si dhe procesorin 1.5GHz dual core Snapdragon S4, dhe Adreno 225 GPU.

Asus Padfone gjithashtu posedon edhe kamerën e pasme me 8 mega-piksel, atë frontale VGA portin HDMI, si dhe GPS, A-GPS Bluetooth 4.0.

Lajme të ngjashme

Back to top button