Sot fillon Festivali Ndërkombëtar i filmit në Tetovë

Edicioni VI i Festivalit Ndërkombëtar të filmit në Tetovë – ODA do të fillojë sonte në Tetovë, njofton Portalb.mk.

Ceremonia e hapjes bëhet në orën 20:00 me shfaqjen e filmit “Hunting Flies” drejtuar nga Izer Aliu, film i prodhuar nga prodhimi norvegjez dhe i realizuar në Maqedoni.

Qëllimi i këtij festivali është qasja e të gjithë artistëve të filmave me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve, shkëmbimit të ideve, prezantimit të veprave kulturore, etj.

Brenda kësaj jave të festivalit do të shfaqen filma nga vende dhe artistë të ndryshëm.

Për më shumë informata rreth festivalit mund të shihni në linkun në vijim https://filmfreeway.com/festival/TIFFODA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button