Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në shumë vende me vranësira të konsiderueshme të kohëpaskohshme. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej katër deri në 12, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri në 24 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare juglindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në shtatë, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 22 gradë.

Pason periudhë me diell me vranësira mesatare. Mëngjeset do të jenë të freskëta, ndërsa gjatë ditës do të jetë më ngrohtë me temperatura të cilat janë rreth mesatares për këtë periudhë të vitit. Kushte për shi të dobët lokal do të ketë të mërkurën, kur do të fryjë edhe erë mesatare veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button