F1 – DORËZOHET FERRARI

Drejtori teknik i ‘Ferrarit’, Pet Fraj, pranoi se pilotët e skuderisë italiane nuk kanë gjasa që të konkurrojnë për vendet e para në garën e parë të sezonit të ri, për Çmimin e Madh të Australisë. Fraj për mediumet në Itali theksoi se të gjithë janë të dëshpëruar nga performancat e makinës së re dhe se nuk kanë gjasa që të ndalen në tre vendet e parë në Australi. Ne testet e fundit, më impresionues ishte Kimi Raikonen në makinën ‘Lotus’, i cili sivjet u kthye në garat e Formula 1, ndërsa kampioni i dyfishtë, Sebastian Fetel, shihet si favorit kryesor për titullin e kampionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button