Kafkë dhe eshtra njeriu janë gjetur në një deponi në Berovë

Kafkë dhe eshtra njeriu janë gjetur në vendin “Cërven Breg”, në afërsi të deponisë për hedhurina ndërtimore në Berovë.

Siç është theksuar në buletinin e policisë, pardje rreth orës 14:30 në Stacionin Policor Berovë, A.S. (43) nga Gjermania, me vendbanim në Berovë, duke lëvizë në vendin “Cërven Breg”, në afërsi të deponisë për hedhurina ndërtimore, ka vërejtur një pjesë të kafkës e cila i ka ngjarë si e njeriut.

Pas ekspertizës së kryer dje nga ekipi i SP Berovë në afërsi të drejtpërdrejtë është gjetur edhe një thes në të cilin ka pasur eshtra të cilat kanë ngjarë si eshtra njeriu. Eshtrat janë ngritur nga vendi i ngjarjes nga ana e ekipit hetimor nga SP-Berovë për procedurë të mëtejshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button