Angelina më e dobët se kurrë

Paraqitja e Angelina Jolie në qilimin e kuq në mbrëmjen e Oskarëve të dielën mbrëma  bëri bujë në të gjithë globin. Edhe pas një jave fotoja ku ajo pozon me këmbën e djathtë, veshur në fustanin në ngjyrën e saj të preferuar të zezë, mbetet temë diskutimi, por këtë radhë për arsye shëndetësore.

Angelina duke pozuar me Brad Pitt

Doktori i njohur amerikan  Drew, në një shfaqje televizive ka thënë se Jolie duket anoreksive dhe e keq-ushqyer. Ai ka apeluar se gratë nuk duhet ta konsiderojnë aktoren si ideal të bukurisë për shkak të figurës së saj shumë të dobët. “Atë që shoh unë është se ajo është e paushqyer,” pohoi ai. “Ne nuk duhet ta shikojmë këtë si një ideal të bukurisë, edhe pse ajo mund të jetë një grua e bukur”.

Dr. Drew duke folur per Angelinën

Edhe prezantuesi i TV Fox, Bill O’Reilly një dita pas prezantimit të Jolie në natën e Oskarëve, ka dhënë të njëjtin gjykim. “A më duket vetëm mua apo ajo duket shumë e dobët këto ditë? Është dobësuar ende? U habita. Vetëm shikoni krahët e saj” ka thënë O’Reilly duke potencuar se Angelina Jolie, sipas mendimit të tij, dërgon një mesazh të gabuar tek fansat e saj me me pamjen e saj fizike shumë të brishtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button