Evropa me kujdes, qetë dhe e shqetësuar e ndjek gjendjen në Spanjë

Përfaqësuesit zyrtar evropian me kujdes, por të qetë dhe të shqetësuar, e ndjekin gjendjen rreth referendumit të planifikuar për pavarësi të Katalonjës, ndërsa jehona e madhe, e cila mund të sjellë rezultat pozitiv nga votimi, mund t’i inkurajojë edhe rajonet e tjera të planifikojnë ndarje, komentojnë agjencitë botërore.

Trendi i shkëputjes së kontinentit evropian do ta ekspozojë BE-në në një presion të ri dhe do të sjellë potencial për dhunë, vlerësojnë agjencitë.

Ndërkaq, pjesa më e madhe e liderëve evropian përmbahen që publikisht të marrin qëndrim për referendumin e nesërm.

Edhe krahas tensioneve pas skene, ata nuk janë të gatshëm të mbështesin ndonjërën nga palët, qoftë ato të jenë separatistët katalonjas apo, ndërkaq kryeministrin, Marijano Rahoj.

Mbështetje për referendumin, edhe pse, në heshtje, tregoi kryeministrja e Skocisë, Nikolla Sterxhen, e cila tha se plotësisht është legjitime që Spanja të kundërshtojë për pavarësinë e Katalonjës, por se “e drejta e vetëpërcaktimit është parim i rëndësishëm ndërkombëtar, dhe se shpreson se ai do të respektohet në Katalonjë, si dhe në vende të tjera.

Edhe një rajon i cili ka tendencë për shkëputje, Flandria në Belgjikë, shikon në referendumin me shpresë dhe ka simpati ndaj Katalonjës së pasur, e cila ankohet se i ndihmon pjesët e varfra të Spanjës.

Liga e djathtë italiane për veri, e cila angazhohet për referendum për autonomi më të madhe të Lombardias dhe Venetos,e dënoi arrestimin e paradokohshëm të liderëve katalonjas.

Mbështetje të papritur lëvizjes katalonjase për pavarësi i dha edhe presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, i cili para do kohe në referendum e konsolidoi autorizimet e saj, por mori kritika nga Qeveria e Rahojit.

Agjencitë botërore. vërejnë se është shumë e dukshme heshtja e BE-së lidhur me zhvillimin e ngjarjeve në Katalonjën proevropiane, veçanërisht që përfaqësuesit katalonjas i bënë thirrje BE-së të ndërmjetësojë në kontestin me Spanjën.

Duke iu përgjigjur kësaj kërkese, Komisioni Evropian përsëriti se referendumi është çështje e brendshme e Spanjës dhe se e respekton rendin kushtetues spanjoll.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button