Francë, peticion kundër stilit të veshjes së Brigitte Macron

Nis peticioni për mbledhjen e nënshkrimeve kundër Brigitte Macron bashkëshortes së presidentit të Francës Emmanuel Macron me pretendimin se nuk po vishet me rroba të cilat simbolizojnë mënyrën e jetesës franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).

Peticioni i nisur më 22 shtator në ueb faqen Mesopinions ku shprehet mendimi se stili i veshjes së Brigitte Macron në pritjet zyrtare “nuk është i përshtatshëm”, ka mbledhur 4.432 nënshkrime.

Më tej thuhet se përfaqësimi i Francës nënkupton përfaqësimin e disa vlerave ndërsa i bëhet thirrje Brigitte Macron që të vishet me rroba më të përshtatshme.

Duke theksuar se “ceremonitë presidenciale nuk janë java e modës”, në njoftim thuhet se më këtë peticion nuk nënçmohet apo nuk gjykohet mosha, aftësitë dhe jeta private e Brigitte Macron.

Në faqen e njoftimit ku është peticioni janë përfshirë dy fotografi të Brigitte Macron me dekoltenë e thellë të këmbëve.

Diferenca e moshës së presidentit 39 vjeçar të Francës, Emmanuel Macron me bashkëshorten e tij 64 vjeçare Brigitte Macron si dhe veshjet e zonjës së parë shpesh janë temë debati në opinionin francez.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button