Shpallet thirrje për marrjen e mjeteve për peshkatari dhe akuakulturë

Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural sot shpalli thirrje për marrjen e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare në peshkatari dhe akuakulturë për vitin 2017.

Mjetet janë dedikuar për ndërtim të kapaciteteve të reja, zgjerim, rikonstruktim dhe modernizim të objekteve ekzistuese për akuakulturë, si dhe ndërtim të kapaciteteve të reja për përpunimin e peshqve dhe furnizimin e pajisjes për fazën përfundimtare, përpunim, magazinim dhe paketimin e peshqve, transmeton MIA.

Nga Agjencia informojnë se mbështetja financiare do të paguhet sipas parimit të bashkëfinancimit të investimeve të realizuara dhe të paguara në lartësi prej minimum 50 për qind deri në maksimum 65 për qind nga vlera e shpenzimeve të pranueshme të aprovuara.

Vlera e përgjithshme e mjeteve të paguara financiare nuk mund ta tejkalojë vlerën prej 3.500.000 denarë.

Për mjetet për ndërtim, zgjerim, rikonstruktim, përshtatje dhe modernizim të kapaciteteve ekzistuese për akuakulturë mund të aplikojnë subjekte të cilët janë të regjistruar në regjistrin e kultivuesve të peshqve, ndërsa mjetet për ndërtim të kapaciteteve të reja  dhe modernizim të atyre ekzistuese për përpunim të peshqve mund t’i shfrytëzojnë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të regjistruara për akuakulturë të cilët shfrytëzojnë pronë të patundshme në të cilën planifikojnë të ndërtojnë kapacitete përpunuese.

Kërkesat me dokumentet e nevojshme për shfrytëzuesit mund të ndërmerren nga ueb-faqja e Agjencisë њњњ.ипардпа.гов.мк.

Afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesave është 16 tetori.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button