Si të kurseni energji elektrike në shtëpi

Teksa shumë prej nesh mendojnë të bëhen më konservativë me përdorimin e energjisë, për të kursyer në faturat e tyre, ka nga ata që nuk dinë se nga t’ia nisin për këtë qëllim.

Një eksperte buxheti australiane, Michelle Thompson-Laing thotë se ka kursyer gjithë vitin 5400 dollarë nga fatura e energjisë. Nëna e tre fëmijëve thotë se gjithçka duhet nisur që nga llambat që përdorni për ndriçim, transmeton ksp.

Dritat halogjene përdorin 75-80 për qind më shumë energji se ato LED.

Pasi shtëpia e saj kishte mjaft drita, gjëja e parë që bëri kur hyri në shtëpi ishte ndryshimi i llambave, që ndoshta i kushtoi shumë kur i bleu por ia vlejti duke parë faturën e energjisë.

Ajo këshillon gjithashtu që njerëzit gjithmonë të fikin dritat, kompjuterët, televizorët dhe ngrohëset kur largohen nga dhoma. Madje duhet të shkurtojnë koston e ngrohjes apo ftohjes dhe të rregullojnë kondicionerin me timer.

Temperatura optimale në verë është 23 gradë Celcius dhe në dimër 18 gradë celcius.

Thompson-Laing thotë më tej se 20 % e energjisë mund të kursehet vetëm duke siguruar ndryshimin e pajisjeve të kuzhinës, duke u fokusuar tek ato me harxhim më të pakët energjie.

Përsa i përket frigoriferit dhe ngrirjes, ajo thotë se njerëzit duhet të sigurohen ti kenë plot që të mos përdorin më shumë energji se sa është e nevojshme dhe të shmangin hapjen dhe mbylljen e shpeshtë të tyre.

Këtë gjë duhet tua mësojnë edhe fëmijëve, që të vendosin se çfarë duan të marrin e të mos shtangen para derës së hapur të frigoriferit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button