SHBA zvogëlon numrin e diplomatëve të saj në Kubë

 Departamenti Amerikan i Shtetit ka marrë vendim për tërheqjen e më shumë se gjysmën e diplomatëve amerikanë në Ambasadën e SHBA-ve në kryeqytetin e Kubës, Havana, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi 21 diplomatë amerikanë dhe anëtarët e familjeve të tyre humbën dëgjimin në mënyrë misterioze, SHBA nisi zvogëlimin e numrit të diplomatëve të saj në Kubë.

Po ashtu është kërkuar që të gjithë anëtarët e familjeve të diplomatëve të SHBA-ve të cilët ndodhen në Kubë të kthehen në SHBA.

Një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili nuk deshi të identifikohet ka thënë se do të zvogëlojnë për 60 për qind numrin e diplomatëve amerikanë në ambasadën e SHBA-ve në Havana.

Zyrtari njoftoi se do të vazhdojnë të ofrojnë shërbime konsullore për qytetarët e SHBA-ve të cilët ndodhen në Kubë.

Paralajmërimi për udhëtim

Ndërkohë në një deklaratë me shkrim nga Departamenti Amerikan i Shtetit, qytetarët paralajmërohen për udhëtimet e tyre në Kubë.

“Ne besojmë se qytetarët amerikanë janë në rrezik dhe i paralajmërojmë që të mos shkojnë në Kubë”, thuhet në paralajmërimin e Departamentit.

Më parë u bë e ditur se 21 diplomatë amerikanë në Ambasadën në Havana dhe anëtarët e familjeve të tyre kishin pësuar humbje të dëgjimit për arsye “të panjohura”.

Pas këtij rasti janë dëbuar dy diplomatë të Kubës në SHBA.

Pretendohet se diplomatët janë sulmuar me një lloj të pajisjes së zërit e cila mund të ketë shkaktuar humbjen e dëgjimit tek diplomatët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button