MIA shënon 19 vjetorin e transmetimit të lajmit të parë

“Një person ka humbur jetën, 17 janë plagosur në tërmetin në Serbi” është titulli i lajmit të parë që Agjencia Informative e Maqedonisë (MIA) e transmetoi më 30 shtator të vitit 1998, kur edhe filloi prodhimi i rregullt i informacioneve për shfrytëzuesit.

MIA është shërbim publik informativ, i themeluar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në shkurt të vitit 1992.

MIA angazhon pesëdhjetë gazetarë për lajme dhe gazetarë­-reporterë në redaksi dhe tridhjetë gazetarë-­korrespondentë nga Maqedonia dhe nga vendet e huaja.

MIA ka prodhim ditor prej 300 deri në 350 lajme dhe pres ­informacione të tjera në gjuhën maqedonase, gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze dhe rrjet të zhvilluar të korrespondentëve në vend dhe në botë.

MIA prodhon edhe nënservise speciale tematike dhe buletine ditore dhe javore. MIA, gjithashtu prodhon edhe sherbimin Foto dhe atë Fono, të cilat mund të hapen përmes veb­faqes së Agjencisë- www.mia.mk.

Shfrytëzuesit e MIA-­s janë mediat e shtypit dhe ato elektronike në vend, ambasadat e Maqedonisë në vendet e huaja, përfaqësi të huaja diplomatike, si dhe përfaqësi dhe misione të tjera në Maqedoni, sikurse dhe mediat e mërgimtarëve tanë në vendet e huaja.

MIA është anatëre e Kongresit botëror të agjencive të lajmeve ­NAWC dhe e ABNA­ -­ Asociacion i agjencive të lajmeve të vendeve nga Evropa Juglindore dhe Asociacionit të Detit të Zi të agjencive
shtetërore të lajmeve ­ BSANNA.

MIA gjithashtu është pjesë edhe e pulit informativ të: AGERPRES (Rumani), BTA (Bullgari), ATSH (Shqipëri), TANJUG (Serbi), MINA (Malit të Zi), FENA dhe SRNA (Bosnjë e Hercegovinë), STA (Slloveni), HINA (Kroaci), ANA­ (Greqi), ANADOLIA (Turqi), APA (Austri), EFE (Spanjë), UKRINFORM (Ukrainë)…

MIA bashkëpunon edhe me agjencitë e mëdha të lajmeve – Agjencinë evropiane presfoto EPA, atë kineze KSINHUAN, agjencinë iranaiane IRNA, shërbimin publik britanik BBC, agjencinë gjermane DPA, agjencinë ruse TASS , ndërsa serviset e MIA-­s i shfrytëzojnë edhe shërbimet botërore informative DOJÇE VELE, EVROPA E LIRË,
ZËRI I AMERIKËS…

Gjatë 19-të viteve, MIA si kroniste më e rregullt e ngjarjeve dhe eventeve në Maqedoni, rajon dhe në botë, ka një bazë të vëllimshme të të dhënave, informacioneve, fono dhe foto serviseve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button