Ahmeti: Do të inkurajojmë bizneset e vogla dhe do të përkahim ato ekzistuese për hapjen e vendeve të reja të punës

Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë mbajti tubim në Studeniçan të Shkupit ku kandidati i kësaj partie për kryetar komune Femi Jonuzi prezantoi platformën me projektet që do t’i realizojë nëse fiton zgjedhjet më 15 tetor.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në tubim tha se partia e tij vazhdimisht ka inkurajuar bizneset lokale dhe se edhe në të ardhmen partia e tij do t’i mbështesë bizneset ekzistuese që të bëhen edhe më të forta, dhe të hapin vende të reja pune.

Ai gjithashtu theksoi se kandidati i tyre në Studeniçan do të ketë përkrahjen e organeve drejtuese të ekzekutivit në Republikën e Maqedonisë dhe beson se me përzgjedhjen e kandidatit të tyre komuna e Studeniçanit do të ecë përpara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button