Thaçi: SHBA do të përfshihet në dialogun me Serbinë

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi sot gjatë takimit me nënpresidentin amerikan Majkëll Pens në Uashingtoni sot ka marrë garancinë se SHBA do të përfshihet në fazën e fundit të dialogut të Kosovës me Serbinë, njofton Zëri i Amerikës.

“Unë sapo përfundova takimin shumë të mirë, mund të them të mrekullueshëm me zëvendëspresidentin Pens, një takim ky ku u diskutuan në veçanti dy gjëra shumë të rëndësishme për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe afirmimin ndërkombëtar”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë se SHBA-së i është kërkuar, siç ka thënë ai “në këto momente, kur po hyjmë në fazën finale të arritjes së marrëveshjes për normalizimin e plotë të marrëdhënieve të shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe të procesit të pajtimit, përfshirjen direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe posaçërisht të Zëvendëspresidentit Pens”.

“Mund të konfirmoj se zëvendëspresidenti Pens më tha qartë se SHBA do të involvohen, do të jenë të përfshira drejtpërdrejt dhe vet zëvendëspresidenti Pens do të jetë i fokusuar dhe i përfshirë maksimalisht për arritjen e marrëveshjes përfundimtare në mes shtetit të Kosovës dhe të Serbisë. Besoj se kjo gatishmëri e administratës së SHBA-ve dhe personalisht e zëvendëspresidentit Pens është inkurajim edhe për mua si President i Kosovës, për institucionet e vendit, për popullin e Kosovës; është besim dhe garanci për një sukses të këtij procesi, që do ta çonte Kosovën në një marrëveshje finale të normalizimit dhe pajtimit të raporteve Kosovë – Serbi dhe do t’i hapte perspektivë Kosovës për integrim në OKB dhe të thyhet kjo gjendje e ngrirë apo një status quo shumë të rrezikshme që po kalojmë në Kosovë dhe në rajon”, ka thënë Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button