Basha pret krerët e FMN-së: Misioni të mbikëqyrë qeverinë

Shefja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, Anita Thuludhar dhe përfaqësuesi i përhershëm i FMN në Tiranë, Jens Reinke zhvilluan këtë të premte një takim me kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Gjatë takimit, Thuludhar dhe Reinke shprehën vlerësimet e tyre për rolin e opozitës në mbikëqyrjen dhe kontrollin e qeverisë gjatë katër viteve të fundit, transmeton Top Channel.

Nga ana e tij, Basha vuri në dukje se kriza ekonomike që ka përfshirë vendin në fillim të legjislaturës së re konfirmohet nga niveli i lartë i borxhit, 71 për qind të PBB-së, niveli i ulët i mbledhjes së të ardhurave dhe numri i shqiptarëve që kanë lënë vendin, që sipas kreut të PD janë rreth 270 mijë.

Gjithashtu, Basha ka theksuar se, papunësia tek të rinjtë mbetet e lartë, biznesi ka tkurrur veprimtarinë e tij dhe investimet e huaja kanë rënë në një nivel shumë të ulët, duke bërë që tregu të mos ketë më punëdhënës me kërkesë të lartë.

“Në këto kushte, Partia Demokratike do të mbështesë një program tjetër me FMN-në, ku kontrolli është i nevojshëm të jetë akoma dhe më i fortë për shkak të gjendjes ekonomike dhe të balancave fiskale me projektin korruptiv të konçesioneve”, tha Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button