Qeveria e shkarkimeve, 10 drejtorë e anëtarë bordesh s’janë më në punë

Një vit pas rekomandimit të Agjencisë Kundër Korrupsion, Qeveria e Kosovës ka shkarkuar drejtorë e anëtarë të bordeve të ndërmarrjeve publike që sipas AKK-së ishin emëruar në kundërshtim me ligjin për ndërmarrjet publike.

Të shkarkuar janë Naser Canolli, Nuri Bahtijari, Zenun Shala e Brikenda Kryeziu nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, Aeroporti i Gjakovës, Milos Dimic e Nexhat Dedia nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, INFRAKOS, Drita Konxheli, Musa Misini, e Anita Cucovic nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, KOSTT, dhe Bujar Hasimi, nga Bordi i Drejtorëve në Ndërmarrjen Publike, TRAINKOS.

Ndërkohë kryeministri e ka njoftuar kabinetin qeveritar për seancat e javës së ardhshme në Kuvend.

Ai ka thënë se do të kërkojë nga deputetët që të diskutojnë për programin qeverisës, nëse refuzojnë atëherë ai nuk do të qëndrojë në Kuvend, transmeton Koha.net.

Ai ka folur edhe për seancën për ministrin Rikallo.

Qeveria gjithashtu ndër të tjera ka bërë edhe plotësim ndryshimin e ligjit për presidentë me këtë ndryshim presidenti të cilit i ka përfunduar mandati ka të drejtë për zyrë dhe pajisje dhe personel që nuk mund të jenë më shumë se 3 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button