fbpx

Kundërspin: RTVM do të ketë buxhet më të vogël për 2 milion euro

Me vendimin e pjesshëm, të paraqitur dhe miratuar për shfuqizimin e taksës radiodifuzive nga ana e LSDM-së, shërbimi publik do të ketë më pak para dhe do të jetë më pak efikas se sa ka qenë deri tani. 

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Spin: Ideja është, se pa marrë parasysh qytetarët e RM me tarifat, me tatimet mbushin buxhetin e RM-së, është shumë logjike që këto para të sigurohen, në shumë të njëjtë siç u planifikuan që të mblidhen nga taksa radiodifuzive në buxhetin e RM-së…Kjo mënyrë të cilën e propozojmë së pari, që të sigurohen mjete, të cilat burojnë nga shërbimi publik; së dyti, të lirojmë qytetarët nga një tatim jo i natyrshëm…dhe së treti, të ritet efikasiteti edhe në pagesa dhe në punë, funksionimi i shërbimit publik…

[BurmiLSDM-ueb faqja, fjalimi i deputetit T. Tuntev në Kuvendin e RM-së (prej min 2.30 deri në min 4.00), data: 19.09.2017]

Kundërspin: Deputeti Tomislav Tuntev nga partia qeverisëse LSDM, si propozues i Ligjit për ndryshimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuele, i cili ishte miratuar në Kuvendin e RM-së me 19.09.2017, në arsyetim e tij mbajti disa qëndrime, një pjesë të të cilëve i konsiderojmë si e vërtetë e shtrembëruar, gjegjësisht spin. Ata, para së gjithash, kanë të bëjnë me atë se sa mjete do të mblidheshin në RTVM me financimin buxhetor në nivel vjetor dhe për efikasitetin e punës së RTVM-së. Në lidhje me pyetjen e parë, do të citojmë tekstin nga arsyetimi tashmë në ligjin e ri:

Për zbatimin e ndryshimit të propozuar të ligjit është e nevojshme që të ndahen 885 milion denarë në nivel vjetor nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë për vitin 2018, gjegjësisht 0,5% nga vlera e Buxhetit në nivel vjetor. (tekstin e plotë mund mund ta shihni në këtë link)

Ky numër, nëse merret vlera mesatare e euros 61,5 denarë, do të thotë se nga Buxheti i RM-së për radiodifuzinin, jo vetëm për RTVM, do të ndahen 14,4 milion dnearë. Sipas mënyrës së vjetër, po edhe me vendimin ligjor, këto mjete ndahen sipas këtij parimi: RTM merr 74,5 përqind, Radiodifuzioni i Maqedonisë 19,5 përqind, ndërsa mbetja prej 6 përqind shkon për Agjencinë për Mediume  (ASHMAAV). Kjo do të thotë se RTVM do të merr rreth 10.7 milion euro! Ndërsa kjo shumë gjithsesi se nuk është “afër 67 përqindëshit të mjeteve të deritanishme” të cilat kanë hyrën në RTVM përmes TRD-së dhe përmes burimeve të tjera, por krahasuar me vitin e kaluar është diku rreth 55 përqind! Për një moment t’i kushtohojmë vëmendje arsyetimit të këtij ligji kur bëhet fjalë për paragrafin më lartë. Më saktë, nëse 885 milion denarë paraqesin 0.5 përqind  të buxhetit për vitin e ardhshëm (prej ku edhe projektimi i të cilit nuk është i qartë), do të thotë se buxheti në vitin 2018 do të arrij vlerën prej 177 milion denarësh për dallim nga buxheti i projektuar për këtë vit me vlerë prej 187,6 miliard denarë. Kjo do të thotë se vitin e ardhshëm buxheti do të jetë më i vogël për 10,6  përqind, që do të thotë 50,3 milion denarë  (rreth 860 mijë euro) më pak për radiodifuzionin. Kjo, po ashtu, do të thotë se përqindja e cila do të ndahet vitin e ardhshëm në këtë fushë do të jetë nën 0,45 nga buxheti sipas vlerës së projektuar për këtë vit.

RTVM KISHTE MË TEPËR PARA ME TAKSËN RADIODIFUZIVE

Nëse krahasohet buxheti të cilin e ka pasur RTVM vite më para, të cilin mund edhe ta shohim edhe në raportet e tyre vjetore dhe në të dhënat e Drejtorisë së të Hyrave Punlike, ku edhe ndiqet pagesa e TRD (në analizën e linkut në vazhdim), gjendet fakti i padiskutueshëm se RTVM në vitin 2018 (me shumë sigurimi ky konstatim do të ketë të bë edhe me periudhën e fundvitit), do të ketë buxhet më të vogël më së paku për 5 milion euro, ndërsa me siguri ky numër do të lëviz rreth 7 milion euro. Kjo është ashtu vetëm se vitin e kaluar, i cili nuk vlerësohet si më i suksesshmi për sa i përket buxhetit të RTVM-së, përmes faktorëve TRD, para nga Qeveria për arsye të ndryshme dhe të ardhurat përmes reklamave, RTVM ka pasur mbi 19 milion euro për vitin 2016. Prej këtu, sipas të gjitha gjasave, edhe me pagesë të detyrueshme, vetëm nga TRD, shërbimi publik ka pasur të hyra rreth 14 milion euro (13,85 mil.)në vitin 2016. Me këtë normë buxheti i RTVM-së, së bashku edhe me të hyrat e tjera, në vitin 2016 ka arritur të mbledh mbi 19,3 milion euro. Tani taksa hiqet, RTVM financohet drejtpërdrejtë nga buxheti rreth 10,7 milion euro, dhe për ngushëllim është lejuar që të realizojë të hyra përmes shitjes së programit (nuk është e qartë nëse shfuqizohen edhe të hyrat nga reklamat) dhe shërbimeve të tjera. Por, këto janë vetëm thërrime, sepse vetëm në vitin 2016, sipas të gjithë fakteve – të drejtat e deklaruara në vend dhe jashtë dhe nga shitja e reklamave, RTVM ka arritur të mbledh rreth 1,3 milion euro. Për shembull, te reklamat kanë planifikuar të hyra rreth 1,4 milion euro ndërsa kanë realizuar 700 mijë, gjë që nuk ka të bëj vetëm me paaftësinë, por për shkak të kulaçit të vogël për marketing në vend për të cilën edhe dëshmojnë të gjithë radiodifuzerët privat. Me këtë, buxheti i përgjithshëm i RTVM-së nuk do të kalonte 13 milion euro, dhe për 6 milion euro më pak se në vitit 2016, dhe rreth 10 më pak nga viti më i mirë buxhetor për RTVM-në, respektivisht viti 2013.

SI MUND TË KETË EFIKASITET PA PARA, NJERËZ DHE TEKNIKË? 

Kur bëhet fjalë për efikasitetin e RTVM-së i cili do të rritet, siç guxon të shprehet Tuntev, duhet që të përmendet se RTVM ka probleme të mëdha kuadri dhe teknike në punën e saj. Ka mbi 800 të punësuar, por struktura e vjetër dhe e arsimuar nuk janë aekuat (në disa të dhëna mesatarja e moshës është mbi 50 vjet) dhe kjo reflekton edhe në program, veçanërisht në atë informativ. Programet në gjuhët tjera, vuajnë gjithashtu (gjithsej 6 prej të cilëve shërbimi i dytë do të emetojë 24 orë program në gjuhën shqipe), sepse ka ekipe tejet të vogla të kameramanëve dhe teknikës së nevojshme për realizimin e programit. E gjithë kjo është e njohur edhe për grupin e deputetëve, nën udhëheqësin e LSDM-së, Qeverisë dhe nën kompetencat e ministrisë – MSHIA. Prej MSHIA-së në gusht të këtij viti në diskutimin final publik të propozim-ligjit për ndërrim të LASHMAAV, ku përqindja e financimit nga buxheti ishte 0.7 përqind. Më parë propozimet nga ana e gazetarëve dhe shoqatave të gazetarëve, të cilët përveçse në letër, i prezantuan edhe gojarisht kryeministrit Zoran Zaev që kah mesi i muajit qershor të këtij viti, me 7 shtator e përsëritën në formë të vërejtjeve të versionit të propozuar për ndryshime të LASHMAAV-së. Por në vend që ta paraqesin dhe të diskutohet për atë version, në Kuvend u prezantua propozim-ligji i Tuntevit dhe i deputetëve të tjerë (ishte paraqitur që në gusht!), në të cilin ka vetëm një ndryshim thelbësor – financimi i aktivitetit radiodifuziv. Me miratimin e këtij ligji, gjithsesi se përmbushet fjala, siç thotë edhe motoja e LSDM-së – taksa është shfuqizuar, por kompensimi prej 0.5 përqind të buxhetit nuk jep asnjë kusht as për zhvillim të radiodifuzionit, as për zhvillim ose efikasitet të RTVM-së. Nga ana tjetër, është unianim vlerësimi i ekspertëve, prioriteti kryesor për reforma në mediume është RTVM. Fundja, këto janë edhe kërkesat e ekspertit evropian Rajnhard Pribe. Edhe në vitin 2015 edhe në raportin e korrikut të vitit 2017. Aty, për shembull, Pribe për RTVM-në propozon:

Duhet urgjentisht të sigurohen mjete përkatëse që të përforcohet pavarësia e RTVM-së dhe të mundësohet operim dhe menaxhimi efikas. (burimi: META)

Për shkak të gjithave që u thanë më lartë, qëndrimet e deputetit të LSDM-së, Tomislav Tuntev, se do të sigurojnë 67 përqind të të hyrave të deritanishme të RTVM-së 0se dhe se do të rritet efikasiteti në punë, e vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruar, gjegjësisht spin./ Burimi:Vërtetmatësi

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close