fbpx

Stërvitje ushtarake e MPB-së dhe Ambasadës së SHBA-së për ballafaqim në situatë të jashtëzakonshme

Pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme nesër paradite në Ambasadën amerikane do të realizojnë stërvitje të përbashkët për ballafaqim në situatë të jashtëzakonshme me personelin nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

“Si pjesë e skenarit për stërvitjen do të përdoren sirena për alarmim, të cilat do të mund t’i dëgjojnë edhe qytetarët e Shkupit. Për shkak të realizimit të stërvitjes, do të ketë edhe mbyllje të përkohshme të udhëkryqeve në afërsi të Ambasadës, me ç’rast është e mundur ngecje e shkurtër në komunikacion”, njofton MPB-ja.

Qëllimi i stërvitjes së përbashkët është koordinimi më efikas midis MPB-së dhe Ambasadës amerikane gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve për ballafaqim në situata krizash.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close