KB Shkupi në Superligën e basketbollit të Maqedonisë

Liga e Parë e Maqedonisë definitivisht do të zgjerohet dhe do të ketë 12 ekipe që do të garojnë në sezonin e ri, ndërsa klubet që do të plotësojnë këtë numër janë KB Shkupi nga Çairi dhe Akademija FMP. Të gjitha ekipet që janë pjesëmarrëse në këtë Ligë kanë dhënë pëlqimin e zgjerimit të Ligës, ndërsa vetëm MZT “Skopje” ka qenë kundër një vendimi të tillë, që do të thotë se nga e hëna pritet dhe zyrtarizimi i skuadrave në fjalë në anëtarë të rinj të kësaj kategorie.

Dy ekipet e sipërpërmendura KB Shkupi dhe Akademija FMP janë të obliguara që fillimisht të paguajnë pjesën e parë të kotizimit që kap vlerën e 5.000 eurove dhe më pas të jenë pjesë e garave, e që këtë e ka bërë të ditur KB Shkupi përmes një njoftimi se ka pranuar ftesën që të jetë në mesin e skuadrave më të mira në Maqedoni.
Tani duhet të pritur nëse nga e hëna do të shpallet dhe orari i kompletuar i kësaj lige. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button