Frashër Krasniqi e Milaim Zeka përleshen fizikisht në studio (VIDEO)

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Milaim Zeka i Nismës për Kosovën kanë qëruar fizikisht hesapet në një studio televizive. Ka qenë deputeti Krasniqi ai që ka sulmuar deputetin Zeka.

Pas një debati me plot fyerje të ndërsjella, deputeti Krasniqi fillimisht ka hedhur ujë në drejtim të deputetit Zeka, i cili është ngritur në këmbë dhe ka gjuajtur me letra në drejtim të Krasniqit.

Pas kësaj Krasniqi ka gjuajtur me shishe uji, duke iu vërsulur deputetit Zeka dhe duke e grushtuar.

Kanë intervenuar stafi i televizionit Klan ku ka ndodhur rrahja, derisa Zeka e ka sharë deputetin Krasniqi, për t’u ndalur më pas mikrofonët.

Koha.net ka provuar të kontaktojë të dy deputetët pas rrahjes, por asnjëri nuk ka qenë i qasshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button