Maqedonia ta shfrytëzojë gjasën e dytë për eurointegrime

Rekomandimi për negociata të Maqedonisë me Bashkimin Evropian është kushtëzuar nga reformat politike dhe nga zgjidhja e kontestit me emrin. Qeveria duhet të bëjë ndinjë hap lidhur me reformat politike sepse atë edhe vetë deklarativisht e premtoi, ndërkaq nëse nuk bëhen reformat, atëherë nuk mund të flasim për të dytën, konsiderojnë nga Instituti për politikë evropiane të cilat sot organizuan debat kushtuar eurointegrimeve të Maqedonisë dhe mundësisë së saj të dytë, transmeton MIA.

Nga Instituti thonë se të gjithë faktorët në shtet duhet të punojnë të bashkuar në mënyrë që të mund të prëshpejtohet procesi eurointegrues i Maqedonisë.

“Nëse bëjmë reforma të dukshme lidhur me sundimin e së drejtës dhe departizimit, atëherë do të mund t’ia marrim disa nga argumentetet e Republikës së Greqisë lidhur me gjendjen në Republikën e Maqedonisë. Plotësisht, vetë marrëveshja me Republikën e Bullgarisë për fqinjësi të mirë mënjanoi një pengesë dhe tani duhet të punohet në të tjerat”, deklaroi Simonida Kacarska, drejtoreshë e Institutit për politikë evropiane.

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska thotë se qëllimi i Maqedonisë është të mos e luajë lojën me data dhe të mos spekulojë me to, por të prezantohet në dritë serioze dhe me përgjegjësi.

“Që të mos e shkatërrojmë mundësinëe  dytë që e kemi si hstet, duhet të mësojmë nga leksionet në 10 – 11 vitete e fundit kur Maqedonia nuk luajti nga vendi, ndërsa shtetet nga rajoni arritën të bëjnë hapa serioz përpara në pikëpamje të anëtarësimit të barabartë në NATO dhe lidhur me fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Të gjitha gabimet nga ajo periudhë duhet t’i neutralizojmë dhe përmirësojmë. Të sigurojmë që mekanizmat kushtetues kontrollues të funksiojnë. të sigurojmë kontrollë ndaj pushtetit ekzekutiv, fund të të gjitha keqpërdorimeve në pjesën e përgjimit, korrupsionit dhe krimit dhe të sigurojmë sundim të së drejtës. Këto janë hapat e mëdhenj politik të paraparë në Planin 3-6-9 të cilët nga ana e BE-së dhe NATO-s i konsiderojnë si udhërrëfyes se si Maqedonia mund të kthehet në skenën ndërkombëtare”, theksoi Shekerinska.

Për raportet me fqinjët, Shekerinska tha se në periudhën e kaluar disamujore është bërë hap përpara dhe se Maqedonia ka treguar se din të punojë në përmirësimin e raporteve me të gjithë fqinjët.

Lidhur me deklaratën e minsitrit grek Nikos Koxias për revidimin e librave shkollor, minitrja Shekerinska tha se duhet të shohim pë.rpara drejt së ardhmes, e jo të merremi me historinë.

“Është fakt se kjo temë e cila u hap në nivel të Ballkanit kontraktohej dhe flitej me vite përmes prizmës së reciprocitetit dhe punës së përbashkët. Megjithatë, jo vetëm Maqedonia, por edhe i tërë Ballkani ka nevojë për mundësi të dytë. Që ta marrim atë mundësi të dytë dhe të konsiderohemi si shtete serioze evropiane, duhet ta ndryshojmë mënyrën e sjelljes sonë, ndërsa ndryshimi i parë është të fillojmë të shohim përpara, e jo të merremi me historinë”, tha Shekerinska.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki lidhur me këtë çështje thotë se nëse tendenca është të krijohet bazë e njëanshme për revidim të librave shkollor të Maqedonisë nga jashtë atëherë dalim nga koncepti i reciprocitetit dhe në atë rast imponojmë nevojë që Maqedonia të shënohet si palë e cila krijon probleme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button