fbpx

Bosnja s’mund ta njohë Kosovën pa u pajtuar Republika Serbe, thotë Dodik

Kryetari i Republikës Serbe, Milorad Dodik, vlerësoi sot se kërkesa e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për Sarajevën zyrtare që të njohë pavarësinë e Kosovës, është “provokim i thjeshtë, i dedikuar për nevoja të brendshme politike”.

“Bosnja pa pajtimin e Republikës Serbe nuk mund dhe nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, pasi që lidhur me këtë çështje të gjitha partitë në Republikën Serbe kanë arritur konsensus. Ndryshe, sikur të pyetej politika e Sarajevës dhe Bakir Izetbegoviq, Bosnja do të ishte e para në radhë për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Dodik, transmetojnë mediat serbe.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close