KEMM i ndau çmimet për storjet më të mira gazetareske për tema nga jeta sociale-shoqërore

Seria për foshnjat në Gjinekologji e publikuar në gjashtë storje me radhë në “Fokus” e gazetares Irena Mulaçka e mori çmimin e parë për storjen më të mirë të gazetarisë në konkursin e parë të Këshillit për etikë në mediat në Maqedoni (KEMM) për punë gazetareske nga sfera e jetës shoqërore.

Çmimin e dytë e mori gazetari Nikolla Zdravkoviq për artikullin për nënën kryefamiljare me titull “Tragjedia familjare e la pa një copë bukë Gordana Sllavkoviq” i publikuar në emisionin “360 gradë” në Tv Alsat, ndërsa çmimi i tretë iu nda gazetarëve Mirjana Mirçevska-jovanoviq për serinë e artikujve për Ivanin e vogël dhe gjyshen e tij , të emetuar në TV Kanal 5 dhe Marjan Nikollovski për artikullin me titull “A mund bashkësitë fetare t’i largojnë të gjitha barrierat për lutje të papenguar”, të publikuar në emisionin “Në të njëjtën anë” në TV Sitel.

KEMM ndau edhe dy mirënjohje – Zoran Jovanovskit për TV-artikullin “Të shikojnë ata që duhet të shohin” nga projekti “360 shkallë” në TV Alsat dhe Maja ravanska për tekstin “Stiven Hoking i Maqedonisë i mbytur në veset e shoqërisë joinkuzive”, të publikuar në revistën “Lice v lice”.

Vendimet i soli juria tre anëtarëshe në përbërje të Zhaneta Trajkovska, Zoran Ivanov dhe Bardhyl Zaimi. Sipas jurisë, këtë vit janë paraqitur më shumë tregime gazetareske me përpunim cilësor në dukje, të cilat adresojnë tema të rëndësishme nga interesi publik, si dhe punë të cilat e nxitin opinionin dhe kanë nxitur zgjidhje të problemeve të caktuara shoqërore.

KEMM për herë të parë këtë vit i ndan çmimet, ndërsa thirrja e hapur publike ka vlejtur për të gjitha redaksitë të cilat kanë publikuar tregime nga kjo sferë midis 1 majit të vitit 2016 dhe 31 majit të vitit 2017.

Marina Tuneva, drejtoreshë ekzekutiv e KEMM-së është e kënaqur nga numri i punëve të paraqitura dhe theksoi se do të angazhohen të bëhet traditë me qëllim të mbështetet gazetari profesionale dhe etike.

Награди 2

Çmimet, gazetarëve ua ka ndarë ambasadori i BE-së në Maqedoni Samuel Zhbogar i cili theksoi se storjet i promovojnë të drejtat e njeriut të grupeve të cenueshme dhe se çmimet janë mirënjohje për profesionalizmin e autorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button