NATO rivlerësim Niveli 2 i grupit të mesëm të batalionit këmbësorik të ARM-së

Mbi 1.700 ushtarë dhe personel teknik do të marrin pjesë në stërvitjen “Shkëlqimi i Maqedonisë-13” e cila paraqet stërvitje dhe NATO rivlerësim Niveli 2 të grupit të mesëm të batalionit këmbësorik (gmbk) dhe çetës së renxherëve.

Siç informoi drejtori i stërvitjes koloneli Bllazhe Nikollovski “Shkëlqimi i Maqedonisë-13” është stërvitje taktike e situatës me njësite në terren, ku krahas procesit vlerësues do të kryhet vlerësimi i njësiteve deklaruese gjatë ekzekutimit të operacioneve për mbështetje të paqes me zbatim të procedurave operative standarde të NATO-s. Procedura operative është konform Konceptit për aftësi operative përmes të cilit do të vlerësohet mundësia për referim të njësiteve në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare të kryesuara nga NATO.

“Stërvitja paraqet skenar fiktiv e cila është krijuar mbi bazë të kërcënimeve reale të cilat ndodhin në rajonin më të gjerë, ndërsa janë me qëllim që të promovohet gatishmëria luftarake të përbërjeve deklaruese për operacione të menaxhuara nga NATO-ja”, sqaroi Nikollovski.

Stërvitja do të realizohet në katër faza të cilat përfshijnë stërvitje individuale dhe kolektive, planifikim të reagimit të krizave, faza e ekzekutimit dhe faza e analizave dhe vlerësimeve.

Nga ARM informuan se pas përfundimit të stërvitjes së evaluimit, më 9 tetor të vitit 2017 në poligonin e Armatës “Krivollak” do të realizohet edhe stërvitja “Batalioni i përforcuar i mekanizuar këmbësorik në sulm” në të cilin do të marrin pjesë grupi i batalionit dhe çetës së renxherëve, ndërsa ka për qëllim të tregohet gatishmëria luftarake e njësiteve në ARM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button